Hilsn

Autori i drejton a*mën në një lokal/ Dalin PAMJET e pl*gosjes së “Guccit” (Video)

Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga momentit i plagosjes me armë të Fabion Kuçi, i njohur në TikTok si ‘Gucci’, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë në një lokal në Durrës.

Siç shihet nga pamjet e publikuara nga TCH, Guçi ka qenë në një lokal kur autori është futur dhe i ka drejtuar armën.

I kapur në panik ai ka tentuar të fshihet pas shokut të tij që ndodhej pranë, por autori vijon t’i afrohet.

Më pas ai ka vrapuar duke u futur nga pjesa e banakut të lokalit.

Nga të shtënat ai ka mbetur i plagosur në dorë, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë lidhur me rastin policia ka shpallur në kërkim tre persona.

×