Author: admin

Teksa mbi 28% e votave janë numëruar në rang kombëtar, rezultatet paraprake të zgjedhjeve të 11 majit tregojnë një avantazh të qartë për Partinë Socialiste, e cila kryeson me 52.86%% të votave. Me këtë rezultat, PS pritet të sigurojë 83 mandate në Kuvend. Partia Demokratike renditet e dyta me 34.24% të votave, duke përfituar deri më tani 51 mandate. Megjithëse rezulton më pas në nivel kombëtar, PD vijon të ruajë bastionet e saj tradicionale në veriun e vendit, ku Shkodra dhe Kukësi mbeten të vetmet qarqe që aktualisht paraqiten blu në hartën zgjedhore, ndërkohë që në Lezhë diferenca mes dy…

Read More

Në qarkun e Tiranës, pas numërimit të 271 kutive nga gjithsej 1282, Partia Socialiste (PS) kryeson garën me 39,601 vota të grumbulluara. Në vend të dytë renditet koalicioni PD-ASHM me 28,948 vota. Ndërkohë, forcat e tjera politike kanë marrë këto rezultate: Lëvizja BASHKË ka siguruar 2,322 vota, NISMA-THURJE ka marrë 2,594 vota, ndërsa partia MUNDËSIA numëron 4,069 vota. Partia Socialdemokrate (PSD) deri tani ka grumbulluar 2,894 vota. Procesi i numërimit vijon dhe pritet të japë një pasqyrë më të qartë për ndarjen përfundimtare të mandateve në qarkun më të madh të vendit.

Read More

Ka nisur procesi i numërimit të votave. Sikundër ndodh gjithmonë, Pusteci është njësia e cila ka nisur e para hapjen e kutive. Ndërkohë paralelisht me të po bëhet gati të hapen dhe kutitë e qarkut të Korçës në Parkun Olimpik, aty ku janë votat e diasporës. Në kutinë e parë në Posutec PS ka marrë 130 vota dhe 52 PD. Ndërkohë kanë rrjedhur dhe votat në Vorë. Ndonëse Ilirjan Celibashi tha se nuk do të publikohen rezultatet e votimit elektronik, janë numëruar 14 kuti dhe të dhënat kanë dalë në media. PS kryeson me 1315 vota dhe PD me…

Read More

Janë publikuar rezultatet e para të numërimit elektronik në 6 nga 44 qendra votimi në Bashkinë e Vorës, ku janë përdorur pajisje për votim dhe numërim elektronik. Sipas të dhënave paraprake, koalicioni PD-ASHM ka grumbulluar 522 vota, ndërsa Partia Socialiste ka marrë 501 vota, duke shënuar një avantazh të ngushtë prej 21 votash për opozitën në këtë fazë të parë të numërimit. Më poshtë, ndarja e votave për secilën prej qendrave të përfshira: QV 2037 PD-ASHM: 111 vota PS: 87 vota QV 2038 PD-ASHM: 106 vota PS: 74 vota QV 2038/01 PD-ASHM: 129 vota PS: 68 vota QV 1558…

Read More

Kanë dalë rezultate të tjera nga disa qendra të votimit elektronik në Vorë dhe në njësinë nr.10 në Tiranë, të cilat janë printuar nga ana e komisionerëve, para se KQZ të jepte urdhrin për bllokimin e publikimit të rezultatit. Partia Socialiste rezulton fituese në disa qendra votimi dhe Partia Socialiste në disa të tjera, teksa me numër shumë të pakët janë partitë e reja apo të vogla. Përafërsisht rezultati në këto qendra votimi është rreth 447 vota për PD-në dhe rreth 525 vota për PS-në. Ajo që vihet re është dominimi i Blendi Gonxhes mes kandidatëve të listës…

Read More

Një tjetër çift i mundshëm është duke qarkulluar në mediat rozë, dhe bëhet fjalë për Erjola Doçin dhe fituesin e “Big Brother VIP Kosova 3”, Lumbardh Salihu. Burime për “Prive” kanë konfirmuar se mes Erjolës dhe Lumbardhit ka diçka më shumë se shoqëri, dhe pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur lidhjen larg syrit të mediave dhe paparacëve, dyshimet janë rritur. Madje, ata kanë marrë pjesë në një projekt të përbashkët për një film që po xhirohet aktualisht. Por, Lumbardhi vendosi të tërhiqej nga ky projekt në momentin e fundit, për shkak të një mosmarrëveshjeje lidhur me pagesën. Pavarësisht se dyshja nuk…

Read More

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme, rreth orës 16:30, në lagjen “Gurra” të qytetit të Lezhës, ku një automjet ka përplasur dy këmbësore dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Sipas njoftimit zyrtar, 27-vjeçari A. J., duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar shtetaset P. D., 59 vjeçe, dhe Xh. D., 20 vjeçe. Të dyja të dëmtuarat janë dërguar në spital, ku mësohet se 59-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Pas disa orësh, drejtuesi i automjetit është lokalizuar dhe është shoqëruar në ambientet e Policisë së Lezhës. Nga testimi me aparatin…

Read More

Albanian Post ka publikuar rezultatet e fundit të Exit Poll në rang kombëtar dhe në rang qarqesh, ku Partia Socialiste projektohet fituese e vetme me një shumicë parlamentare prej 79 mandatesh Sipas projektimit të Albanian Post, PS-ja ka marrë edhe votën popullore edhe në rang kombëtar, me 51.8% të votave, të cilat të shpërndara në qarqe rezultojnë në 79 mandate. Nga ana tjetër, Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, ka arritur të marrë 38% të votave në rang kombëtar dhe duke parë shpërndarjen në qarqe, ato do të përkthehen në 54 mandate parlamentare për koalicionin e djathtë. Më tej,…

Read More

Albanian Post ka publikuar rezultatet e fundit të Exit Poll në rang kombëtar dhe në rang qarqesh, ku Partia Socialiste projektohet fituese e vetme me një shumicë parlamentare prej 79 mandatesh. Sipas projektimit të Albanian Post, PS-ja ka marrë edhe votën popullore edhe në rang kombëtar, me 51.8% të votave, të cilat të shpërndara në qarqe rezultojnë në 79 mandate. Nga ana tjetër, Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, ka arritur të marrë 38% të votave në rang kombëtar dhe duke parë shpërndarjen në qarqe, ato do të përkthehen në 54 mandate parlamentare për koalicionin e…

Read More

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Korçë–Pogradec, pranë fshatit Piran. Sipas njoftimit të policis, shoferi i automjetit ka humbur kontrollin, si pasojë mjeti ka dalë nga rruga, duke u rrëzuar në një parcelë të mbjellë. Në aksident kanë ngelur të plagosur drejtuesi i mjetit M. Xh., 32 vjeç, dhe vajza e tij e mitur pasagjere në automjet. Ata janë transportuar me urgjencë drejt spitalit, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi policisë: Maliq/ Informacion paraprak Rreth orës 17:00 në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në fshatin Pirg, shtetasi M. Xh ., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur…

Read More