Fituesi i “Big Brother VIP Kosova 3”, Drilon Rama, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave rozë, pasi herë pas herë është përfshirë në spekulime apo skandale me vajzat e Showbizz-it dhe jo vetëm. Këtë herë, një video që po qarkullon kudo në rrjetet sociale dhe që ka ngjallur reagim te ndjekësit, Driloni shihet duke shkëmbyer puthje e përqafime me një vajzë misterioze në Gjermani. Ndërkohë, përveç reagimit të ndjekësve, ajo që pritej ndodhi, Sara Kolami reagoi më në fund. Edhe pse asnjëherë nuk u deklaruan çift apo në një njohje si brenda shtëpisë së “BBVK” ashtu edhe…
Author: admin
Këngëtari i njohur Klajdi Musabeliu si duket ka rënë këmbë e veshë në dashuri. Ai është lajmëruar nga Priahtina me një bukuroshe në krahë me mesazhin: Mami nuk do kthehem më në Tiranë, do martohem sot. (INA)
Millena Brandao, e njohur në Brazil për pjesëmarrjen e saj në serialin e njohur të Netflix-it “Sintonia”, ka ndërruar jetë të premten në një spital të Sao Paulos pas disa episodesh arresti kardiak, konfirmoi nëna e saj. 11-vjeçarja përjetoi dhimbje të forta koke të mërkurën dhe u dërgua me urgjencë në spital. Brenda një periudhe dyditore, Millena pësoi gjithsej 12 arreste kardiake, sipas mjekut që e trajtonte. “Mjekët ende nuk më kanë thënë saktësisht se çfarë i ndodhi vajzës sime dhe çfarë e vrau atë”, tha nëna e saj, Thais Brandao, për rrjetin brazilian të lajmeve G1. Mediat e huaja…
Pas fitores së Gjestit në “Big Brother VIP Albania 4”, momenti kur ai shpalosi vetëm flamurin e Kosovës në skenën e finales, pa e shoqëruar me atë të Shqipërisë, ka nxitur shumë reagime. Pavarësisht se kanë kaluar disa ditë, debati vijon, dhe një zë kritik ndaj këtij veprimi është bërë edhe reperi G-Bani. Në një postim të tij, ai shprehet hapur: “Më pengon flamuri i Kosovës në Big Brother Albania kur nuk shoqërohet nga flamuri i Shqipërisë.” Kjo deklaratë solli reagime të shumta, ku shumë ndjekës e akuzuan për përçarje dhe mungesë respekti ndaj Kosovës. Por G-Bani nuk ka heshtur.
Një ngjarje e rëndë dhe e dhimbshme ka tronditur mëngjesin e kësaj të marte qytetin e Prizrenit. Një 44-vjeçar, shtetas turk me banim të përkohshëm në Kosovë, ka sulmuar me thikë dy vajzat e tij të mitura, duke vrarë njërën dhe plagosur rëndë tjetrën. Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ndodhi rreth orës 05:57 në rrugën “Shote Galica”. Në vendin e krimit mbërritën me urgjencë katër patrulla policore, pasi raportimet fillestare tregonin për një situatë të rrezikshme ku personeli mjekësor nuk mund të ndërhynte për shkak të pranisë së autorit me thikë në dorë. Fatkeqësisht, 15-vjeçarja humbi jetën nga plagët e…
Pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”, Egli Tako vazhdon të jetë një nga personazhet më të komentuar në rrjete sociale. Së fundmi, ajo ka marrë vëmendje për një ndryshim të papritur në pamje — ka vendosur të rregullojë vetullat, duke i bërë më të holla dhe më me formë. Në një postim në Instagram, Egli ka ndarë pamjen e re me ndjekësit dhe ka shpjeguar shkakun e këtij transformimi: “E mora kritikën tuaj në konsideratë dhe ja ku jemi, me vetulla më të holla, e më të bukura se asnjëherë,” ka shkruar ajo. Ndryshimi është pritur mirë nga fansat,…
Egli Tako, e njohur për pjesëmarrjen e saj në “Big Brother VIP 4” , ishte së fundmi e ftuar në rubrikën “Boulevard Show” të spektaklit humoristik “Portokalli”, ku solli të qeshura dhe energji në një intervistë me personazhin e famshëm komik “minioni”. Kur u pyet nëse një bashkëpunim me Gjestin është në horizont, ajo zgjodhi ta linte përgjigjen pezull, por nuk i kurseu batutat: “Tani, do bëjmë apo s’do bëjmë këngë bashkë, kjo është akoma duke u parë… Ama titulli është i sigurt. Nëse do ta bëjmë, titulli është: ‘Mos i hy thellë’.” Krahas kësaj deklarate që shkaktoi…
Valbona Mhilli ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Mos i bjer me top” me Ronaldo Sharkën, ku ndau me publikun përvojën e saj gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”. Gjatë intervistës, ish-banorja foli jo vetëm për rrugëtimin e saj në reality show, por zbuloi edhe detaje nga jeta personale dhe çfarë po ndodh me të tani që është jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Teksa ish- banorja ndodhej brenda në shtëpi, Shqipe Hysenaj deklaroi se ajo kishte një lidhje jashtë. Megjithatë, Valbona e mohoi këtë akuzë të Shqipes. Kur moderatori e pyeti nëse mes saj…
Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në Prizren të Kosovës, ku babai ka vrarë me thikë vajzën e tij vetëm 15 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, ndërsa lajmi është konfirmuar nga autoritet policore. “Rreth orës 06:00 kemi pranuar informatë se një person është me thikë në dorë në rrugën “Shotë Galica”. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka parë tre persona të lënduar, dhe njëra nga të lënduarat ka ndërruar jetë”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyçi. Bytyçi tha se dyshohet se burri ka…
Reperi Ledri Vula në një intervistë të dhënë së fundmi ka folur më tepër rreth raportit të shumëpërfolur mes tij dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Vula dhe Myrtezaj u vendosën në qendër të mediave pas një bashkëpunimi të suksesshëm të dyshes, ndërsa fansat aluduan dhe për një marrëdhënie romantike mes tyre. Në një dalje për “Radio Dukagjini”, Vula është shprehur se mes tyre ka shumë kimi ndërsa tregon se janë shumë shokë së bashku. Ndërkohë fansat ende kanë dyshimet e tyre se kjo kimi mes dyshes, të jetë kthyer në një raport dashurie. “Kemi pasur shumë kimi. Edhe në studio, edhe…