Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    5 audio-mesazhet që Alma i dërgoi të motrës para tragjedisë. “S’kam ku mytem, sa të jetë ai nuk kthehem ma te Eri…

    0
    By admin on May 27, 2025 TvShow

    Zbardhen 5 mesazhet zanore që Alma Arrazi, i ka dërguar me telefon

     

    motrës së saj Gentjana. Z, duke i shprehur gjendjen e mjerueshme që kishte pësuar lidhja martesore saj dhe bashkëshortit, Erdgys Arrazi.

    Këto mesazhe zanore janë cilësuar në dosjen e gjykatës si provat kryesore, për dënimin me 4 vjet burgim të Arrazit për akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes” përmes presionit psikologjik dhe dhunës fizike.

    Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno ka mësuar se para se të merrte aktin ekstrem të vetëflijimit në ujërat e lumit Buna në Shkodër, Alma Arrazi, ishte larguar nga banesa dhe 3 fëmijët e saj, duke punuar si pastruese në një kuzhinë restoranti.

    Ajo i tregonte të motrës se ndihej mirë dhe paguhej 1 mijë euro në muaj, por e merrte malli për fëmijët dhe se njëra nga vajzat e saj qante shpesh për të ëmën.

    Edhe pse vajza qante pasi ndjente mall për nënën e saj ajo urdhërohej nga babai i saj, të pushonte menjëherë dhe mos ja dëgjonte më zërin për të ëmën.

    Rasti i Alma Arrazit tregon një grua të sfilitur nga fati i saj i dhimbshëm dhe një gjë e tillë konstatohet qartazi tek audio-mesazhet që Alma i dërgon motrës së saj, Gentjana.

    Alma informon motrën për situatat e fëmijëve, marrëdhënien bashkëshortore të krisur për shkak të një lidhje paralele dhe bisedat që bënte në telefon me kunatën e saj, Valin, gruan e Edison Arrazit, që në atë kohë ndodhej në burg, si i dyshuar për vrasjen e Endri Mustafës dhe “Prodhim e shitje të lëndëve narkotike” në Shkodër.

    Sipas audio-mesazheve, Edisoni ka folur nga burgu me të vëllanë që të kthente Almën në shtëpi tek fëmijët e saj, por Eri siç e thërriste ajo burrin, gënjente dhe vëllanë e vetë.

    Alma i tregon të motrës së ka kapur burrin në tradhti bashkëshortore dhe i ka kërkuar atij një nder që atë vajzën me të cilën ishte lidhur mos e linte shtatzanë.

    “…të lutem a ke mundësi i thashë, kur të shkosh me të, ruju mos ta lesh shtatzanë se kam hallin e fëmijve. I thashë, se nesër-masnesër fëmijët e mi, nuk dua me pas nji motër a një vëlla, bash prej babe. A ke mundësi me ma ba ketë nder për njata fëmijë, jo për mu. Se për mu i thash, unë e ti kena kry punë, s’kena ma punë kurrë….”

    Të pesta audio-mesazhet kanë dalë nga këqyrje e një USB me foto, video, mesazhe zanore të nxjerra nga aparati celular, i markës “Samsung”, A14, në pronësi të motrës së viktimës, Gentjana Z….

    Nga këqyrja rezultoi se në USB janë pesë mesazhe zanore që janë komunikime të të ndjerës Alma Arrazi me motrën e saj Gentjana Z.

    Në audion e parë Alma i shprehet motrës si më poshtë vijon: “…po moj, po se njashtu ashtë, edhe se s’më dan, me pa dasht m’kishte kërku, ishte shpreh… po tu ba edhe p…. ……..Jo moj se s’jam tu ik…itu jam..”

    Ndërkohë në audion e dytë Alma i shprehet sërish motrës së saj me këtë audio mesazh:

    “…s’kam ça baj motra..po duroj kështu. Jam shumë mirë ec…se edhe në punë me kenë, po na bijn brinjët nëpër kuzhina e masanej maron vera s’kam ku shkoj, s’kam ku mytem…..sa të jetë ai nuk kthehem ma te Eri…jam shumë mirë motra i’tu… keq a mirë, 1000 euro i fus i’tu në xhep…”.

    Në audion e tretë, Alma i shprehet të motrës për interesin që ka pasur për fëmijët dhe një situatë jo normale me njërën nga vajzat që qante pasi kërkonte nënën e saj, Almën, e cila ishte larguar duke punuar pastruese në një kuzhinë.

    Njëra nga vajzat ka filluar të qajë, por sipas saj ka ndërhyrë në telefon burri i saj, Erdgys Arrazi, i cili i ka folur në mënyrë ultimative vajzës që të pushonte dhe mos qante më për nënën e saj.

    Madje për situatën e fëmijëve dhe largimin e Almës nga shtëpia, e kunata e saj Vali kishte folur në telefon dhe me burrin e saj, Edison Arrazi, që në atë periudhë ndodhej në burg, i cili sipas mesazhit zanor të lëshuar nga Alma, i kishte thënë gruas së tij se:

    “…Po a menon ai (Eri) ndonjëherë, se unë kam me dal prej burgut. Unë kam me kenë ai si kam me e pru Almën në shpi, te fëmijët e vet, e ky (Eri) të shkojnë e të jetojë më kë të dojnë….”

    Ndër të tjera Alma, i dërgon këtë mesazh zanor të motrës si më poshtë:

    “…hiq motra, ça kam me than.. tu e pyt për fëmijët jam, mirë thotë janë (kunata Vali)…ka qajt Ergesa sot për mu edhe kjo (Kunata) e ka marrë Erin në telefon edhe i ka thanë “…merru me Ergesen i fije sa a shumë e mërzitun vajza, a tu qa për Almën. Ky (Eri) i ka thanë ma jep telefonin këtu edhe i ka thanë vajzës, Ergesës, mos ta nixhoj zanin ma me qa për i kyt punë,me qa për të ma, e ka trem vajzën, s’ma ka lan as me qa. Ndërsa “Coli” (Edison Arrazi) kishte ba namin sot. E kishte marë Erin në telefon dhe i kishte ba nanin namin, namin tha (kunata Vali). Tu qa “Coli”, tu i than Erit ma merr Almën ma bjerë në shpi…mos i len fëmijët me vujt…se ban shumë mas fëmijëve ajo motra… Mir, mir i ka than Eri, se ta po e rregulloj nesër kytë punë. E ka majtë me rrena vllan e vet. I ka thanë Vali, është tu të majt me rrena se ky (Eri) i ka shkëput punët me Almën. Po a menon ai (Eri) ndonjëherë, se kam me dal prej burgut. Unë kam me kenë ai si kam me e pru Almën në shpi, te fëmijët e vet, e ky të shkojnë e të jetojë më kë të dojn…”.

    Në audion e katërt Alma shprehet:

    “…Se ky a tu majt shpresë se ta po pajtohet me mu, pa e shikon se e kam staku trunin, e kam staku keq, e nuk pajtohem ma me të, e ka hall tashi… Për ça, ke kërku me ta hek bllokun? Si menon ti? Me fol me mu, kur ndërkohë unë pardje ti kam hek letrat e lagta prej makinës, që ti ke shku me atë femër thashë. Ça don tash ma nga unë…?. Edhe më shkruajti: A e ke me taman a..?. Masanej më mori e më tha: A e ke me taman a…? Po… i thashë me taman e kam, nuk jam tu tall. Mirë a ke munsi me më ba bllok se ka hall motra se e shef se jam e vendosun, se kujton se po i ulem e po i flas, e po pajtohem……edhe nji gja të fundit desha me të thanë. Të lutem a ke mundësi i thashë, kur të shkosh me të, ruju mos ta lesh shtatzanë se kam hallin e fëmijve. I thashë se nesër-masnesër fëmijët e mi nuk dua me pas nji motër a një vëlla, bash prej babe. A ke mundësi me ma ba ketë nnder për njata fëmijë, jo për mu, se për mu i thash, unë e ti kena kry punë, s’kena ma punë kurrë….”

    Ndërkohë në audio mesazhin e pestë dërguar motrës së saj Alma shprehet, se dhe kunata e saj Vali, mund të jetë bërë shkaktare për ndarjen e saj me burrin, Erdgysin. Ndër të tjera ajo i thotë motrës:

    “…edhe i ka thanë Eri, (Valit Kunatës), bani Almës bllok, mas fol ma me të edhe Vali më bani bllok, m’tha: “…ça me ba, më ka thanë Eri…”. Kjo na ka dashtë ndarjen, kjo e poshtme, mezi ka prit mu nda unë, prej Erit….”.

    Ndërkohë nga këqyrja e mëtejshme zbulon se në USB, ka dhe 2 video ku vërehet që i pandehuri Erdgys Arrazi, është duke ecur me makinë bashkë me të është edhe një vajzë, pamja e të cilës nuk duket, por duket vetëm dora e saj që prek fytyrën e Erdgysit.

    Ishte pikërisht kjo lidhje e jashtëligjshme që Erdgys Arrazi kishte krijuar paralelisht me një vajzë të re, e cila u bë shkak që 1 vit më parë gruaja e tij, Alma Arrazi, të mbytej së bashku me 3 fëmijët e saj në lumin Buna, duke krijuar një nga tragjeditë më të dhimbshme që përjetoi qyteti i Shkodrës.

    Previous ArticleE MARTË, DITË TERSI! Kujdes! Nëse sapo keni mbyllur një histori, mos mendoni se…
    Next Article Ditë tersi! Horoskopi për sot, këto shenja do ‘TR0NDITEN’ nga ndodhitë që i presin.
    Të Fundit

    Egli i dedikoi këngë Gjestit, Xheneta plas nga ‘inati’, bënë deklaratën që nuk pritej ‘V*ktimë që…’

    May 27, 2025

    Dënohet me disa vite burg “Sulejmani i madhërishëm”, ja arsyeja!

    May 27, 2025

    Meriton ti je? Nuk do e besoni dot se si qenka trasformuar ish banori i BBVA pas ndarjes nga Ilnisa!

    May 27, 2025
    Tv Show

    “Duhet të jesh besnike ndaj atyre që…”/ Rozana Radi zbulon prapaskenat e sherrit me Besa Kokëdhimën!

    May 27, 2025

    Egli i dedikoi Gjestit këngën “Jetë”, vjen reagimi i ashpër i Xhenetës: Viktimë e k…???

    May 27, 2025

    Meriton Mjekiqi i beri keq ndarja nga Ilnisa? Ja si është transformuar djali tani…

    May 27, 2025
    Horoskopi

    Bekime, lekë dhe mbarësi! Këtyre 3 shenjave do ju buzëqesh jeta këtë verë!

    May 27, 2025

    Java e hënës së re! Meri Shehu flet për ndryshimin e rëndësishëm astrologjik, fatëkeqësia do mbërthej këtë shenjë!

    May 27, 2025

    Ditë tersi! Horoskopi për sot, këto shenja do ‘TR0NDITEN’ nga ndodhitë që i presin.

    May 27, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Ylli Merja: Ja si të përdorni bananet në trajtimin e problematikave shëndetësore

    April 30, 2025

    Ylli Merja: Si të largojmë në kohë rekord në kushte shtëpie mykun e thonjve

    April 1, 2025

    Kujdes nga këto simptoma, tregojnë që keni metale të rënda dhe toksina në trup! Ylli Merja: Ja si t’i largoni

    April 1, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.