Hilsn

Plas keq mes Adelina Tahirit dhe Adelina Ismajlit, shkak bëhet Shpat Kasapi

Vdekja e papritur e këngëtarit Shpat Kasapi ka sjellë jo vetëm homazhe, por edhe një përplasje të fortë mes dy emrave të njohur të skenës shqiptare, Adelina Tahirit dhe Adelina Ismailit, lidhur me etikën e sjelljes në ditë zie.

Adelina Tahiri, e ftuar së fundmi në T7, ka kritikuar ashpër kolegen e saj për faktin se ka mbajtur koncert pikërisht natën kur u dha lajmi tragjik për Kasapin.

Tahiri tha se, edhe pse nuk ishte e nevojshme të anulohej koncerti, pritej një gjest minimal nderimi. Ajo deklaroi: “Unë e përgëzoj për arritjet, sukseset, por atë natë në koncert është dashtë të mbajë të paktën një minutë heshtje, një fjalim i shkurtër… s’po them ta anulojë koncertin, larg asaj, po të kishte vetëm diçka aty.”

Kritika e saj u bë më e ashpër kur e cilësoi mungesën e reagimit si të papranueshme moralisht për një artiste të atij niveli. “E mjerueshme që nuk e ka kujtuar fare,” përfundoi ajo.

Deri tani, Adelina Ismaili ende nuk ka reaguar publikisht ndaj këtyre kritikave.

×