Hilsn

Tragjedia e familjes Kola në Itali, vëllai i Artit del me MESAZHIN URGJENT DHE TE PAPRITUR!

Një ngjarja e rëndë tronditi ditën e djeshme qytetin e Porcari në Itali, ku katër anëtarët e një familje shqiptare, Arti Kola, Jonida Kola, Hajdar Kola dhe Xhesika Kola, humbën jetën pas asfiksisë nga gazi.

Sot, vëllai i Artit, Durim Kola ka bërë thirrje në rrjetet sociale për sjelljen e trupave të tyre në vendin tonë.

Ai ka hapur një GoFundMe me qëllim mbledhjen e fondeve për përballimin e shpenzimeve të funeralit dhe transportin e trupave drejt Shqipërisë, ku do të zhvillohen edhe ceremonitë mortore për 4 anëtarët e familjes shqiptare.

Ndërsa në njoftim, theksohet se një pjesë e fondeve do të shkojnë edhe në ndihmë të familjes Kola.

“Unë jam Durim Kola. Jam duke mbledhur fonde për humbjen e familjes së vëllait tim, të cilët humbën jetën si pasojë e një aksidenti të shkaktuar nga kaldaja e gazit në Porcari, në Provincën e Luccës. Fondet do të përdoren për shpenzimet e funeralit dhe për transportin e trupave në SHQIPËRI, ku do të zhvillohen edhe ceremonitë mortore. Pjesa e mbetur e fondeve do të shërbejë për të ndihmuar familjet e tyre”, thuhet në mesazhin e vëllait të Arti Kolës, Durim Kola.

Vlen të theksohet se deri më tani janë mbledhur mbi 10700 euro nga 28 mijë eurot e kërkuara.