Familja shqiptare që “u shua” për shkak të rrjedhjes së monoksidit të karbonit nga kaldaja, kas prekur thellë opinionin publik. Ku të katërt anëtarët e familjes Kola, Arti dhe Jonida, prindërit e Hajdarit 22 vjeç dhe të miturës Xhesika, vetëm 15 vjeç janë gjetur të pajetë në shtëpinë e tyre në zonën e Pianna di Luca.
Miku i ngushtë i Hajdar Kolës, Ernest Çela ka rrëfyer çastet e fundit kur mbërriti në banesë bashkë më vëllanë e kryefamiljarit.
“Nuk dinim defekt për kaldajën. Kur erdhi policia shkuam te shtëpia, te kati i dytë… kur i pamë të katërt. Jemi fqinj. Xhaxhi i tij shpërtheu derën, pastaj shkuam te kati i dytë dhe aty i pamë të katërt përtokë. Sa hyra kemi parë që kishin puls, Darion dhe babi i tij ishin gjallë. Kemi provuar gjithçka që mund të bënim për t’i zgjuar, deri sa aty xhaxhit të tij i ra të fikët. Më pas edhe unë patra probleme, dhe dolëm jashtë se filluam të kishim gjendje të fikti edhe ne. Kemi qëndruar aty brenda 10 minuta. Nuk i ngrinim dot trupat, sepse nuk e dinim çfarë kishte ndodhur. Gjendja shëndetësore e xhaxhit të tyre është jashtë rrezikut tani për jetën” u shpreh ai në TopStory.
Teksa më tëj është shprehur se njihej prej vitesh me Hajdarin, ose Darion siç e thërrisnin të afërmit. Ai ka shpjeguar se familja sapo e kishte blerë shtëpoinë dhe nuk kishte më shumë se 6 muaj që ishinfutur brenda, teksa shton se ishin krenarë për haoin që kishin bërë.
“Me Darion njihemi prej vitesh, jemi të gjithë shqiptarë këtu. E kam pasur për një vit e gjysmë si komshi. Ai ishte një djalë shumë punëtor, punonte si elektricist. Sa e kishin blerë shtëpinë, 6 muaj kishin që ishin futur në shtëpi.
Çdo fundjavë ishin duke rregulluar shtëpinë, ishin krenar për hapin që kishin bërë. Shtëpinë e kishin si objektiv. Pas tragjedisë gjithë komuniteti shqiptarë kanë ardhur këtu, jemi tronditur të gjithë” tha ai.





