Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar për ndarjen nga jeta parakohe të këngëtarit Shpat Kasapi.
Ky i fundit ndërroi jetë papritur sot në Itali pas një arresti kardiak.
Në profilin e tij, Berisha i shpreh ngushëllimet familjarëve e miqve të Shpatit, ndërsa shkruan: Një yll u shua, por la plot dritë!
Miq, dielli perëndoi përgjithmonë për Shpat Kasapin, njërin nga yjet më të shndritshëm të këngës, muzikës pop të kombit.
Ai nga skena e koncertit fluturoi në qiell, por la mbrapa dritë të pashuar që do ndriçojë gjithmonë.
Ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve,
miqve dhe fansave të tij të panumërt. Shpirti dritë. Amin.
Lajmi për vdekjen e Shpat Kasapit ka tronditur mbarë opinioni publik mëngjesin e sotëm. Shpat Kasapi, me zërin e tij,
me punën dhe me prezencën artistike, arriti të bashkonte publikun anembanë trojeve shqiptare dhe të krijonte një lidhje të veçantë me artdashësit.
Kujtimi i artistit do të mbetet i gjallë në zemrat e publikut që e deshi dhe e duartrokiti për vite me radhë.





