Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    TRAGJIKE/ Ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare aktori shqiptar

    0
    By admin on February 27, 2025 TvShow

    Aktori i njohur shqiptar, Lulzim Rexha,

     

    është ndarë nga jeta në moshën 41-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

     

    Ai ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme (26 shkurt), në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, disa orë pas kthimit nga Gjermania ku kishte një vit që trajtohej.

     

    Lajmin e trishtë për humbjen e aktorit e ka bërë të ditur miku i tij i ngushtë, Bekim Guri me anë të një postimi të ndjerë në Facebook, teksa shpjegon se kjo sëmundje e rëndë e mundi shokun e tij pas një lufte shumë të gjatë.

    “Mbrëmë në orën 21:20 në moshën 41 vjeçare, ne Spitalin e Prishtinës (QKUK), na la Luli. (Pasi e liroi Spitali Gjerman qe e kishe ne trajtim për 1 vit), nuk mundi t’i mbijetoj vdekjes edhe pse luftoi aq shumë. Erdhe i kalove edhe 30 orët fundit në ajrin e vendit tënd! Të kam pa në shumë situata edhe nuk munda të të lë vetëm edhe në momentin e fundit që shkove në qetësi e në paqe të përjetshme,” shkruan Guri.

    Aktori ka pasur një karrierë të bujshme, i përfshirë në shumë filma teatral edhe aktivitete të ndryshme publike. Rexha ka lënë prapa gruan dhe dy fëmijët e tij.

    Postimi i plotë:

    Mram ne ora 21:20 ne moshen 41 vjeçare, ne Spitalin e Prishtines (QKUK), na la Luli. (Pasi e liroi Spitali Gjerman qe e kishe ne trajtim per 1 vit), nuk mundi me mujt vdekjen edhe pse luftoi aq shume.

    Erdhe i kalove edhe 30 oret fundit ne ajrin e vendit tend!

    Te kam pa ne shume situata edhe nuk munda me te lane vetem edhe ne momentin e fundit qe shkove ne qetesi e ne paqe te perjetshme.

    Ngushellime nje gruaje heroine( Njomzes) qe nuk e la burrin e saj as nje sekonde vetem deri ne frymen e fundit duke e luftuar nje semundje qe smundet me e mund mjekesia, perveq te madhit ZOT, duke treguar qe me e madhe eshte Dashuria se sa Vdekja.

    Ngushellime nanes se Lulit qe u tregua aq e forte duke mos derdhe lot kurre ne prani te Lulit edhe pse ajo e lindi.

    Ngushellime 2 djemve te Lulit qe ia sollen buzeqeshjen e fundit babait te tyre disa ore para ikjes ne amshim.

    Ngushellime edhe 2 motrave te Lulit edhe pse njera arriti me e ardhe nga Gjermania me pa e tjetra akoma ne rruge e smundi me pa per here te fundit duke ardhur nga Amerika e larget.

    Ngushellime gjithe komunitetit artistik, shokeve, familjes se gjere te Lulit, Kaçanikut dhe krejt Kosoves.

    Ngushellime edhe krejtve anembane botes qe kontribuan per me mbledhe para per me u sheru Luli ???? dhe Ju falenderojme secilin veç e veç per kontributin e juaj.

    Ke me me na mungu shume e perjetesisht. Aq shume e burrerisht e luftove nje smundje te msheft sa na dhe shembull per gjithçka.

    Prehu ne Paqe i dashtun, Lul ????

    Foto, 2 muaj para marrjes se lajmit per diagnostifikim!

    Ngushellime edhe nje mikut tone te perbashket e te veqante qe beri aq shume per Lulin, Adrian Idrizi – it!

    Previous ArticleAskush nuk e paska ditur: Gjesti s’është i pari, një tjetër ish-banor është hedhur nga muri i Big Brother! Del Video
    Next Article Video e tij duke kaluar murin po bënë NAMIN në rrjet, por ja DETAJI I RENDESISHEM që po u ‘rrëshket’ të gjithëve!
    Të Fundit

    Lot dhe britma deri në kupë të qiellit! Dalin pamje nga cermonia m*rtore e dy motrave Dhimaku!

    August 26, 2025

    ‘Po shkonin për të shitur misra për shërimin e vëllait…’ dalin detaje të reja nga aksident tragjik që vd*qën dy motrat Dhimaku

    August 26, 2025

    15-vjeçari u vetëv*r në shtëpinë e dajës në Sarandë, në shtator niste gjimnazin! Disa ditë përpara postoi në Tik Tok…

    August 26, 2025
    Tv Show

    Loredana flet për raportin me Jozin pas “Big Brother VIP 4”, ja çfarë mesazhi i dërgon

    August 26, 2025

    Parashikimi i horoskopit 26 gusht, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    August 26, 2025

    Aksident i rëndë gjatë natës në kryeqytet/ Makina p*rplas për vd*kje një këmbësor (Emri)

    August 26, 2025
    Horoskopi

    ‘Tronditje të rrufshme…’ Meri Shehu shkund shenjat me paralajmërimin e saj, ja cfarë ka për t’iu thënë!

    August 25, 2025

    ‘Ciftet e kësaj shenje do pësojnë lëkundje të mëdha, beqarët do kenë takime…’ Yjet paralajmërojnë ngjarje të mëdha në dashuri!

    August 25, 2025

    ‘Një ditë me trazira, cudira dhe plot frikëra…’ Yjet ju paralajmërojnë për këto ndryshime madhore

    August 24, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Probleme me fryrjen e barkut dhe jashtëqitjen? Mund të vuash nga sindroma e zorrës së irrituar/ Ja ç’duhet të bëni

    February 4, 2025

    10 shenja që trupi po ju tregon qartë: Keni probleme me veshjat!

    May 15, 2025

    Pse na dhembin këmbët? Si t’i kurojmë natyralisht dhe kur duhet të shqetësohemi

    February 3, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.