Tashmë është kthyer në një traditë të pashkruar, por shumë të pritur: çdo sezon i “Big Brother VIP Albania” kulmon me një dasmë madhështore brenda mureve të shtëpisë.
Historia ka nisur me Donald Veshajn dhe Beatrix Ramosajn në sezonin e parë, për të vazhduar me kurorëzimin ikonik të dashurisë mes Luiz Ejllit dhe Kiara Titos në sezonin e dytë.
Tradita u pasua nga Romeo Veshaj dhe Heidi Baci në sezonin e tretë, ndërsa sezonin e kaluar protagonistë ishin Gjesti dhe Egli Tako.
Për këtë sezon të pestë, të gjitha sinjalet të çojnë drejt një çifti: Mateo dhe Brikena. Kimia mes tyre është e pamohueshme, dhe kjo u vulos mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit “Prime”. Mateo organizoi një surprizë romantike për Brikenën, duke marrë prej saj një “PO” të rëndësishme për të thelluar njohjen e tyre.
Plani B: Gimbo dhe Selin?
Megjithatë, produksioni dhe dinamikat e shtëpisë janë gjithmonë të paparashikueshme. Ekziston mundësia që, nëse romanca mes Mateos dhe Brikenës nuk avancon deri në altar, vëmendja të spostohet te një tjetër dyshe e komentuar: Gimbo dhe Selin.
Mbetet për t’u parë nëse do të kemi një dasmë romantike apo një celebrim strategjik loje.





