Hilsn

Tensionet arrijnë kulmin, Rogerti përplaset ashpër me Gimbon: Djalë shk*rdhatë

Situata në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” është tensionuar sërish, ku protagonistë të përplasjes së radhës janë bërë Rogerti dhe Gimbo.

Debati ka nisur gjatë kohës që banorët po zhvillonin një aktivitet artistik me piktura, por duket se gjakrat janë nxehur shumë shpejt duke kaluar në ofendime të rënda personale brenda pak sekondave.

Në pamjet e publikuara, shihet Gimbo tejet i nervozuar, ndërsa banorët e tjerë, përfshirë Brikenën, përpiqen të qetësojnë situatën.

Rogerti i drejtohet Gimbos me tone të larta dhe fjalor banal, duke i thënë: “Ik ore legen. Djalë shk*rdhatë”.

Ndërhyrja e banorëve të tjerë ishte e domosdoshme për të qetësuar situatën, e cila rrezikoi seriozisht të degradonte nga dhuna verbale në atë fizike.