Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe kamioni në fshatin Poterq të Klinës.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Njoftimi:
“Sot rreth orës 14:55, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Poterq-Klinë,
në këtë aksident ishin të involvuara 1 kamion dhe 1 veturë, si pasojë e aksidentit 5 persona kanë pësuar lendime trupore,
të njëjtit janë dërguar ne Spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha ai.





