Hilsn

Aksident i rëndë në vend! PIagosen 7 persona, mes tyre 5 fëmijë. Njëri në gjendje kritike

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Durrës, në zonën e ish-kënetës.

 

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe pas aksidentit kanë përfunduar të dyja makinat në një kanal anash rrugës.

Nga informacionet paraprake mësohet se si pasojë e aksidentit janë plagosur 7 persona, ku 5 prej tyre janë fëmijë, teksa një prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

×