Pas denoncimit publik të Kozakut për aksidentin e rëndë, bashkëshortja e tij, Denisa Bajramaj, ka reaguar për herë të parë duke ndarë detaje mbi gjendjen shëndetësore nga shtrati i spitalit.
Në fotot e publikuara, ajo shfaqet duke mbajtur një qafore mjekësore ortopedike, pasojë e goditjes së fortë që pësoi gjatë përplasjes.
Denisa e përshkroi aksidentin si një “provë shumë të fortë” nga Zoti, duke rrëfyer se në ato momente frika e saj e vetme ishte për jetën e foshnjës që pret të sjellë në jetë.
Për të qetësuar ndjekësit e shumtë, ajo konfirmoi se, pavarësisht dhimbjeve trupore që ndjen, si ajo ashtu edhe bebi janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Ajo ia atribuoi shpëtimin e tyre “makinës së sigurt dhe rripit të sigurimit”, duke theksuar rëndësinë e masave mbrojtëse në udhëtim.







