Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Egli Tako, ka rrëfyer publikisht për marrëdhënien e saj me Olsi Bylykun.
E ftuar në emisionin “The Dalina Show”, ajo foli për sakrificat që bëri gjatë lidhjes, duke vënë karrierën e saj në plan të dytë.
Egli shpjegoi se, për shkak të moshës më të re dhe përvojës më të vogël, zgjodhi të qëndronte në hije për të mbështetur Olsin në karrierën e tij.
“Kur je pak më e re, kur je pak më e vogël, kur je krah dikujt që tashmë i ka bërë shumë hapa përpara, e ke gjithmonë pak këtë… jo kompleksin e inferioritetit, se për sa kohë je çift, s’ke konkurrencë mes vetes, por e ndjen që o njëri, o tjetri duhet të jetë aty, nuk mund të jenë që të dy njësoj.
Në shumë raste, mundohesh që të jesh ajo që qëndron ne hije dhe e mbështet te gjërat e veta [partnerin], jo ajo që të marrësh vëmendjen dhe të bësh më shumë se ai. Të paktën kjo ka qenë në rastin tim. Nuk e di sa është vlerësuar dhe kuptuar” tha ajo.
Sot, me një tjetër perspektivë, ajo e pranon se ai vendim ishte gabim.
“Është shumë gabim të mos mendosh për veten, sepse koha ikën dhe asgjë nuk vlen më shumë se qëllimet e tua në jetë,” theksoi Egli.
Megjithatë, ajo shtoi se nuk pendohet, pasi gjithçka ishte pjesë e një etape të jetës dhe Olsi u përpoq ta mbështeste në mënyrën e tij.
Ky rrëfim ka treguar një anë tjetër të historisë së tyre, të cilën publiku nuk e njihte më parë.