Hilsn

Shpirti i copëtuar/ Flet mes lotësh gjyshi i 17 vjecarit që makina e përplasi për vd*kje

Gjyshi i Leandro Shametaj, 17-vjeçarit që humbi jetën pas një aksidenti në

Vlorë ka deklaruar se nipi i tij po kthehej nga puna kur ka ndodhur ngjarja tragjike. Gjyshi i 17-vjeçarit theksoi se ai punonte kamarier dhe po kthehej në 12 të natës në shtëpi.

Ai thekson se prej 8 orësh mjeku ligjor nuk po kryen veprimet për të marrë trupin e të riut.

“Unë jam gjyshi i djalit. Mbrëmë në 12 të natës është aksidentuar nipi, djali i çupës.

Dhe ka ardhur ne morgun e spitalit te Vlorës. Kemi 8 ore që presim, nuk vjen mjeku ligjor të na ndihmojë të bëjë veprimet e saj.

Rrinë 30 policë këtu dhe nuk marrin masat për të sjellë mjekun ligjor dhe prokurorin që te bëjë veprimet që të marrim kufomën.

Një makinë na e ka vrarë djalin dhe ka ikur me shpejtësi 200 km në orë në qytetin e Vlorës dhe asnjë patrullë policie nuk i ka dalë para.

Unë nuk e kam parë me sy nipin. Ai nuk është kriminel. Po vinte nga puna, punonte kamarier”, u shpreh gjyshi.

×