Hilsn

E RËNDË! Përplasen ‘kokë më kokë’ trenat e pasagjerëve, 45 persona…

Dy trena pasagjerësh u përplasën në Republikën Çeke, duke shkaktuar të paktën 45 të plagosur, njoftuan zyrtarët dhe mediat lokale.

Ngjarja ndodhi rreth 132 kilometra në jug të Pragës, dhe pas përplasjes, shërbimet e zjarrfikësve dhe shpëtimit vepruan menjëherë për të evakuuar të gjithë pasagjerët nga trenat e përfshirë, proces që u realizua me sukses.

Një zëdhënës i spitalit lokal informoi agjencinë e lajmeve CTK se pesë persona ndodhen nën trajtim për lëndime të rënda, ndërsa të tjerët janë në gjendje më të lehtë. Ministri i Transportit, Martin Kupka, shprehu shqetësimin dhe njoftoi se shkaku i përplasjes nuk është ende i qartë.

Megjithatë, sipas informacioneve fillestare, dyshohet se një nga trenat mund të ketë shkelur një sinjal të detyrueshëm për ndalim, që mund të ketë kontribuar në incidentin.

Hetimet janë në zhvillim e sipër për të zbuluar shkaqet e plota të aksidentit.

×