Një aksident fatal është shënuar këtë të martë në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Cangonj.
Ku është bërë me dije se një makinë ka përplasur një këmbësor i cili ka qënë duke kaluar nga një anë e rrugës në tjetrën.
Shtetasi Haki Rusi, 79 vjeç, si pasojë e plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.
“Rreth orës 11:45, në aksin rrugor “Korçë-Devoll”, te kryqëzimi i Progrit, shtetasi H. K., me automjetin që drejtonte, ka përplasur shtetasin H. R.,
rreth 79 vjeç. Si pasojë e përplasjes, shtetasi H. R. ka humbur jetën në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale”, njoftoi policia.





