Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vaun e Dejës, ku një 22-vjeçar është goditur nga rryma elektrike teksa po vendoste një banderolë.
Policia bën me dije se i riu ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, për njoftim fakti, pasi dje në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur shtetasi A. S., 22 vjeç, i cili është goditur nga rryma elektrike, gjatë vendosjes së një banderole, në një ndërtesë. 22-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.“, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.





