Egli dhe Gjesti kanë krijuar një raport mjaft të mirë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”.
Marrëdhënia e tyre ka patur ulje e ngritje, por duket se nuk qëndrojnë dot larg njëri-tjetrit.
Ditën e sotme ata kanë patur një bisedë të gjatë, po në një moment Gjesti vendosi që të ngacmonte Eglin. Ai i kujtoi banores një çast nga mbrëmja e kaluar ku ajo i është afruar shumë afër, gati për t’a puthur.
Por Egli iu kundërpërgjigj se ajo mund të rrijë gjithë ditën ashtu pranë tij dhe nuk do e bënte një gjë të tillë.
Më pas Gjesti iu drejtua duke i thënë se ‘do e puthë natën, madje gjatë’ dhe banorja duke qeshur i kthehet: “Gjatë e ndjej unë, zgjohem”.
Pjesë nga biseda:
Gjesti: Bukur si shumë po ma sill
Egli: Tu ma sill ti se unë nuk po bëj gjë. Ça manipulatori je, i frikshëm
Gjesti: Mbrëmë kur m’a bëje (i afrohet dhe i prek hundën)
Egli: Jo, të thashë me dasht të rri gjithë ditën këtu, nuk të prek, nuk të bëj asgjë, nuk m’a ndalon Vëllai i Madh. Po mundesh të ikësh, ik
Gjesti: E di çfarë gabimi kam bërë mbrëmë kur m’u afrove kështu? Që nuk të putha shpejt
Egli: Ti e bën, ama unë jo
Gjesti: Gabim paska qenë
Egli: Unë preokupohem për puthjet që jap, jo që marr. Ti mundesh të më puthësh edhe në gjumë pa mendje po nuk është përgjegjësi e imja. Unë nuk mbaj përgjegjësi këtu, është veprim i joti. Nëse ti nuk reziston dot me t’u afruar aq, është prapë reagimi jot
Gjesti: Pa të puthur në gjumë nuk e lë, edhe kam për të puthur gjatë
Egli: Po gjatë e ndjej unë, zgjohem