Në Shkodër janë regjistruar tre aksidente me pasojë vdekje.
Policia bën me dije se një makinë me drejtues Klevis Dukën ka përplasur për vdekje në aksin rrugor Shkodër-Koplik të moshuarin Burhan Triepshi 84 vjeç.
Aksidenti tjetër ka ndodhur në aksin rrugor Shirokë-Shkodër, ku drejtuesja e mjetit Elda Molika ka përplasur për vdekje 70-vjeçarin Sait Rraboshta.
Aksidenti i tretë është regjistruar në aksin rrugor Shkodër-Koplik ku shoferja Ledina Bushataj duke drejtuar automjetin e saj, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin K. Xhaka, 70 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Policia e Shkodrës bën me dije se ka arrestuar drejtuesit e mjeteve që shkaktuan aksidentet me vdekje.
NJOFTIMI
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasit:
K. D., 28 vjeç, pasi në aksin rrugor Shkodër-Koplik ky shtetas duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin B. T., 84 vjeç. I cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
E. M., 35 vjeçe., banuese në Shirokë. Në aksin rrugor Shirokë-Shkodër, kjo shtetase duke drejtuar automjetin e saj, ka përplasur shtetasin S. Rr., 70 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
L. B., 24 vjeçe., pasi ditën e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik, kjo shtetase duke drejtuar automjetin e saj, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin K. Xh., 70 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.