Gjesti dhe Rozana kanë thurur një plan ndaj banorëve të “Big Brother VIP 4”,
duke patur në krah të tyre edhe Eglin, e cila në ato momente nuk ishte e pranishme.
Rozana thotë që do të kapet ajo e para me Eglin dhe do i thotë ‘ti nuk merresh vesh ça thua’.
“Egli e ka kuptuar që unë po luaj, po Egli të kuptojë që edhe për ty ndonjë gjë, edhe ti me bërë diçka. Që me ua luajtur keq, kur të dalë se ua kemi luajtur, krejt shtëpinë kundër ke me pas”, i tha Gjesti këngëtares, e cila pranoi.
“Pa problem, unë i kam ca ashtu e ca kështu. Nëse do debatoj me Eglin që sonte. I them emrin tim kur debaton me Gerta Gixharin mos e përmend më, fare. Nëse do të më përmendesh ja ku më ke”, tha Rozana, duke lënë të kuptohet se si mund të nisë sherrin me Eglin.