Një debat mjaft i ashpër ka ndodhur ditën e sotme në shtëpinë e
“Big Brother VIP 4” mes Gertës dhe Eglit. Dy banorët kanë përfunduar duke bërtitur dhe gati në prekje fizike.
Gerta i drejtohet Eglit duke i thënë se për shkak të ‘atak panikut që ajo ka patur, banorët janë tërhequr dhe janë treguar të sjellshëm me të’. Sipas saj, banorja është treguar mosmirënjohëse dhe ka hedhur poshtë shtëpinë.
Por një gjë të tillë nuk e mendon aspak banorja, e cila në një moment i afrohet pranë dhe i bërtet: “Mos u tërhiq se e kam kaluar atak panikun. Jam gati të shtyp këdo, jam më e fortë se kurrë, e kam kaluar atakun e panikut”.
Pjesë nga debati
Egli: Kjo femër përveçse është marrë me ato që nuk ngelin shtatzënë, me marrëdhëniet intime të njerëzve, tani po merret me ankthin dhe depresionin
Gerta: Pse gënjen? Kur e gjithë shtëpia ka qenë pro teje si e hodhe poshtë moj. Askush nuk të ka bërë asgjë. Pse e ngrite sherrin?
Egli: Të të vijë turp, je e aftë në këtë lojë të shesësh çdo gjë
Gerta: Ty shtëpia nuk të bëri asgjë, pse e shite gjithë shtëpinë? Ty shtëpia nuk të bëri viktimë
Egli: Ti nuk ke limite zonjë
Gerta: Pse thua mua më kanë shkelur? Ne jemi tërhequr
Egli: Mos u tërhiq se e kam kaluar atak panikun
Gerta: Mos më prek, mos më prek
Egli: Jam gati të shtyp këdo, jam më e fortë se kurrë, e kam kaluar atakun e panikut
Gerta: Për atakun e panikut, vetëm për atë situatë që ke pasur, të gjithë janë tërhequr, dhe çfarë bëre? E hodhe poshtë, je mosmirënjohëse. Të gjithë kemi qenë të sjellshëm me ty. Ngrite situatë të stisur, hipokrite. Kush të sulmoi ty moj? Askush, e përdore situatën
Egli: Ti je njeriu më i ulët që kam patur përballë. Ti me ato që ke thënë do të mbash përgjegjësi.