Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar disa minuta më parë në autostradën Vlorë-Fier.
Nga informacionet e para, dyshohet se një person ka mbetur i vrarë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të një karburanti në zonën e Novoselës në autostradën Vlorë-Fier.
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në autostradën Vlorë-Fier ku ka mbetur i vdekur një person.
Kristjan Marku, 30-vjeç me origjinë nga Rrësheni është gjetur i vrarë me armë zjarri në automjetin e tij në zonën e Panajasë. Viktima i cili ka qenë duke udhëtuar me një automjet tip “Volksëagen”
Forca të shumta policia kanë rrethuar ngjarjen e cila ka ndodhur rreth orës 18:15 minuta ndërsa janë FNSh ka bllokuar hyrjet dhe daljet e qytetit bregdetar.
Në vijim pritet të zbulohet nëse bëhet fjalë për një atentat apo vrasje në rrethana të tjera.