Meri Gjini ka qenë për herë të parë për vitin 2025 në studion e “7pa5”,
me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova ka bërë parashikimin e Horoskopit për muajin Janar.
Kanë nisur ndryshimet e para të 2025. Venusi te Peshqit që në datën 4 do bëjë të mundur që në pjesën emocionale të kemi mundësi për ëndrra dhe fillime të reja.
Sot në mëngjes, Marsi do qëndrojë te Gaforrja dhe është më i ngrohtë dhe më i mirë.
Kemi kohë për të nisur projekte shumë të mëdha.
Mërkuri te Bricjapi nga data 8 gjen zgjidhje shumë më të sakta dhe prkatike për çështjet e familjes.
Hena e plotë në datën 13, do të përforcojë ndikimin e muajit janar. Kjo Hënë jep mundësira, nëse kemi nevojë për nisje të reja që presim prej kohësh.