Një aksident i ndodhur gjatë pasdites së sotme në aksin rrugor Vorë-Rinas, ka shkaktuar vdekjen e një personi.
Bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:50 ku një mjet i tipit “Fiat”, i cili po drejtohej nga një 45 vjeçar me iniciale Q. H., është përplasur me një tjetër automjet të tipit “Audi”, i cili po drejtohej nga shtetasi E. A.
Si pasojë e këtij aksidenti, 45 vjeçari ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Fatkeqësisht shtetasi me iniciale Q. H., nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërrurar jetë. Ndërkohë forcat e policisë ndodhen në vendngjarje për të zbardhur arsyjet që shkaktuan këtë aksident.
Njoftimi i plotë i policisë:
Më datë 23.12.2024, rreth orës 18:50, në aksin rrugor Vorë-Rinas, mjeti tip “Fiat” me drejtues shtetasin Q.H., 45 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin E.A.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit “Fiat”, shtetasi Q.H., pasi u transportua në spital për ndihmë mjekësore, ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.