Në puntatën e fundit të këtij sezoni të “Pa Filtra”, Ronaldo Sharka
ka vendosur që t’iu bëjë intervistë katër opinionistëve të rubrikës.
Teksa po bisedonte me Shqipe Hysenajn, moderatori i përmendi asaj Blerando Lajçin. Kujtojmë se publiku i ka parë ata potencialisht si çift, por një gjë e tillë nuk ndodhi kurrë mes tyre.
Edhe pse tashmë ka kaluar kohë që kur “BBV Kosova” ka mbaruar, ende përflitet për dyshen të cilët u shfaqën në një klip kënge bashkë, disa muaj më parë.
Ndërkohë në “Pa Filtra”, Shqipja tha se nuk ka komunikuar me të që pas publikimit të këngës, ndërsa shton se njerëzit kanë qenë afeksionuar me ata dy për shkak se e krahasonte shpesh ish-konkurrentin me veten.
Pjesë nga biseda:
Ronaldo: Ça është Blerando për ty?
Shqipja: Një ish-konkurrent
Ronaldo: Që keni ndarë shtëpinë
Shqipja: Kemi ndarë dhomën, shtëpinë, çdo gjë
Ronaldo: A nuk ka pasur kurrë gjë mes jush?
Shqipja: E kam krahasuar pak me veten
Ronaldo: Nuk na bind kjo përgjigje
Shqipja: E kam krahasuar me veten, ndoshta për këtë është afeksionuar publiku
Ronaldo: Ai të ka dashur ty?
Shqipja: Pse nuk pyet atë o Ronaldo
Ronaldo: Se sot të kemi ty
Shqipja: Me thënë të drejtën nuk e di
Ronaldo: Kur keni folur për herë të fundit?
Shqipja: Që nga kënga “Katile”
Kur Ronado i nxori foton e tij, ajo tha thjesht e injoroj.
“Kur kalon koha, njerëzit fshihen. Jam person që mendoj se gjërat kapen në moment. Kur kalon koha, unë po u bëra indiferente nuk…”, tha Shqipja.