Bukuroshja e njohur e rrjeteve sociale, njëkohësisht dhe trajnere personale e fitnesit,
Egli Tako, iu bashkua mbrëmjen e djeshme shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” si banorja e parë për këtë sezon.
Pas hyrjes në reality show, Egli u përball me një “shaka” të Ledionit, sa të sikletshme aq edhe të vështirë.
Ai i kërkoi Eglit që të shkojë në oborr dhe të takojë Olsin, duke shtangur Eglin, e cila mendoi se bëhej fjalë për ish-partnerin e saj, aktorin Olsi Bylyku .
Mirëpo sot, papritur Egli ka shpërthyer në lot. Për shpërthimin e saj emocional, ajo u shpreh se “është akumuluar prej ditësh” pasi nuk është mësuar të qëndrojë larg familjes së saj.
“Nuk dua të bëj si viktimë.S’është asgjë por është hera e parë që largohem dhe s’kam kontakt me asnjë”, tregon Egli.